Zmadhohet sherri në familjen Hadërgjonaj, përfshihet edhe Albëria

Sherri mes Anxhelina Hadërgjonajt dhe kushërirës së saj Beatrix Ramosaj, duket se ka marrë përmasa familjare.

Pak ditë më parë “Iconstyle.al”, zbuloi se molla e sherrit mes të dy vajzave është bërë miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel.

Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles dhe kjo me sa duket nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila ndan të njëjtën shtëpi me grimierin.

Por tashmë, duket se sherri ka ndikuar edhe në marrëdhënien e Beatrix, me tezen Albërije Hadërgjonaj. As Albërija dhe as Beatrix-i nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.

Kjo duket disi e çuditshme dhe na bën të dyshojmë për marrëdhënien e tyre, pasi vëllai i Beatrix-it, Albani e ndjek Albërijen në Instagram.

Nuk e dimë sesa do të vijojë ky sherr familjar, gjithsesi shpresojmë që Anxhelina dhe Beatrix ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të kalojnë këto pengesa para se të jetë tepër vonë.

Share With:
Translate »
827 Views