Aksident i rëndë në Fier, një 21-vjecar përplas me makinë një fëmijë 3-vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Suk të Fierit ku një 21 vjeçar ka shtypur me makinë një fëmijë 3 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 , ku një mjet tip “Benz” me targa FR4741D me drejtues shtatasin Nikolin.S 21 vjeç ka përplasur një fëmijë i cili ka qenë duke kaluar rrugën. Fëmija ndodhet në spital në gjendje të rendë ndërsa 21-vjeçari është shoqëruar në Stacionin e Policisë, Roskovec. 

Share With:
Translate »
866 Views