12 arsye se pse vëllai është personi më i rëndësishëm në jetë

Do t’ju mbrojë kur të jetë e nevojshme dhe nuk do t’i nxjerrë asnjëherë sekretet tuaja, do t’ju dojë, edhe pse njeh çdo defekt tuajin … Ja disa nga arsyet që e bëjnë një vëlla, personin më të rëndësishëm të jetës

  1. E di gjithmonë se kur një i dashur apo i fejuar nuk bën për ju

Sa herë që mund të ndahesh nga një i dashur apo i fejuar, do të jetë gjithmonë pranë jush për t’ju kujtuar se sa budalla ishte djali në fjalë që nuk diti t’ju vlerësonte. Në sytë e tij, ju do të jeni gjithmonë e mbrojtur për këtë çështje, sepse meshkujt e njohin më mirë njëri-tjetrin dhe ju do të jeni me shumë fat për këshillat që do t’u japë në këtë aspekt.

  1. Ju do pa asnjë kusht, edhe pse mund t’i njohë të gjitha defektet tuaja

Në ndryshim nga babai juaj, vëllai ju njeh deri në detaje dhe e di shumë mirë kur gënjeni dhe kur thoni të vërtetën. Ai është në dijeni të të gjitha fajeve tuaja, e di mirë se kur ia mbath prej shtëpisë, sepse prindërit mund t’ju kenë ndëshkuar dhe pikërisht është vëllai juaj, ai i cili ju mbulon dhe jua mban lojën. Ka parë më të keqen te ju dhe pavarësisht kësaj, ju do ende shumë.

  1. Ju mbron gjithmonë

Kush mund të jetë ajo vajzë që mund të ketë nevojë për një truprojë kur ka një vëlla? Kush mund të jetë ai person, i cili vrapon për t’ju ndihmuar në çdo moment? Me siguri tani po ju vijnë në mendje të gjitha sakrificat dhe grindjet që vëllai apo vëllezërit tuaj kanë bërë për t’ju mbrojtur në momente të vështira.

  1. Do t’ju “mbulojë” ndaj prindërve tuaj

Kur mungoni një ditë në shkollë, kur ikni diku pa lejen e prindërve, ai do të jetë gjithmonë i gatshëm që t’ju mbulojë dhe të shpikë një justifikim për të mos përfunduar në telashe.

  1. Është i vetmi person me të cilin nuk shërbejnë fjalët

Mjafton një shikim dhe ai do t’ju kuptojë menjëherë. Me të nuk shërbejnë fjalët ose shpjegimet, sepse vëllai di t’ju kuptojë shumë mirë vetëm duke ju parë në sy.

  1. Ai ju bën të qeshni

Jeni rritur me barsoletat e tij zbavitëse dhe batutat, të cilave nuk i rezistoni dot, as sot e kësaj dite. Është i vetmi burrë që ju bën të qeshni edhe në ditët më të trishtuara.

  1. I mban gjithmonë sekretet tuaja

Vëllai juaj e di që keni pasur momente për të cilat ai nuk do të ishte krenar dhe sekrete, të cilat ju i mbani në “sirtar”, sepse keni turp. Me të do të jeni e sigurt, sepse nuk do t’ju nxjerrë asnjëherë asgjë, edhe nëse do të jetë nën torturë.

  1. I vlerëson këshillat tuaja

Vjen gjithnjë te ju për të marrë këshilla dhe “konsulencë” për një takim të parë ose për të marrë vendime të rëndësishme, u beson gjykimeve tuaja dhe për të, opinioni juaj ka një vlerë thelbësore.

  1. Me të, nuk është e nevojshme të dëgjoheni apo të takoheni çdo ditë për të mbajtur gjallë raportin që keni

Në ndryshim nga miqësia, me të nuk është e nevojshme të “punoni” për të mbajtur raportin gjallë. Ai do të jetë aty me ju, edhe pse nuk keni folur apo nuk jeni takuar për disa ditë a muaj.

  1. Ai është mbështetësi juaj më i madh

Sigurisht, mamaja mund të jetë krenare për ju, por vëllai është thuajse një adhurues i vërtetë. Ai u tregon të gjithëve me shumë krenari “fitoret” që keni arritur, duke ju krahasuar me një hyjneshë apo princeshë të bukur dhe inteligjente.

  1. Ai ia arrin që t’ju mbajë me këmbë në tokë

Vëllai juaj është gjithmonë i aftë t’ju sjellë me këmbë në tokë, kur ju shqetëson ndonjë gjë apo edhe kur rrëmbeheni nga ndonjë flirt i vogël. Ai arrin gjithmonë t’ju qartësojë për gjërat që ju përkasin, e për të cilat jeni konfuze.

  1. Do të bëjë gjithmonë gjithçka për ju

Kur të dëshironi, do të vrapojë menjëherë për t’ju marrë një akullore, edhe pse ndonjëherë kjo gjë e vogël në dukje, mund të kushtojë edhe kilometra më këmbë. Gjithsesi, për ju, ai do ia hynte gjithë botës me këmbë, është vëllai juaj dhe ju do më shumë se çdo femër tjetër në botë.

Share With:
Translate »
1099 Views