9 vjeçarja vuan nga sëmundja e rrallë, prindërit dhe mësuesit apelojnë për ndihmë

Vogëlushja 9 vjeçare nga Durrësi, Kejsi Prizrendi është prekur nga sindroma “Stevens–Johnson”, një sëmundje shumë e rrallë e lëkurës. Në fillim shfaqet në formën e gripit, por pastaj lëkura fillon të zhvishet dhe të formojë zona të dhimbshme. Ajo po kurohet në Itali dhe familja e saj ka nevojë për ndihmë financiare.

Mësuesi i baletit, Arian Plaku, ka ndërmarrë një nismë për ta ndihmuar vogëlushen. Ai ka hapur një numër llogarie dhe ka vendosur një kuti në ambientet e shkollës, ku edhe bashkëmoshatarët e saj, të kontribuojnë sadopak.

 Kejsi u mjekua fillimisht në pediatrinë e Tiranës për infeksion në bajame. Pas përkeqësimit të gjendjes, prindërit e dërguan në Itali. Pas 15 ditësh në Itali, gjendja shëndetësore është e rëndë. Prindërit kanë apeluar për ndihmë, pasi sëmundja e vogëlushes kërkon trajtim të menjëhershëm.
 

Share With:
Translate »
2563 Views