Anna guximtarja i futet një sporti ekstrem

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea është duke kaluar pushime relaksuese dhe njëkohësisht edhe plot aventura së bashku me familjen e tij.
Në postimet e tij të mëparshme “shoqe” aventure ai ka patur vogëlushen e tij Anna dhe mesa duket edhe këtë herë kështu ka qenë. At e bijë kanë bërë rafting së bashku dhe mesa duket janë argëtuar shumë. Dje pamë se si Anna dukej aq elegante ndërsa po kërcente me një shirit, ndërsa sot, drejt e në një sport ekstrem. Mezi po presim foton e nesërme. 

 

Share With:
Translate »
964 Views