Babai fajëson barin artificial për vdekjen e të birit futbollist

Një ish zyrtar i NHS-së (Shërbimit Kombëtar të Shëndetit) mendon se substancat kimike toksike tek bari artificial janë bërë shkak i zhvillimit të kancerit tek djali i tij.

20-vjeçari Lewis Maguire, nga Darlington, ndërroi jetë vetëm një muaj pasi u mendua se kushte fituar betejën 4-vjeçare kundër limfomës Hodgkin.

Babai i tij Nigel, 54-vjeç, ka frikë se djali u prek nga kanceri duke luajtur futboll në një fushë me bar sintetik.

Peletat prej gome që i vendosen barin për ta fryrë përmbajnë substanca kimike toksike, si mërkur, plumb,  benzol dhe arsenik.

Në një intervistë për “The Telegraph”, z. Maguire shprehet: Nuk jam histerik. Nuk jam dikush që them “Më vdiq djali, a nuk është kjo  e tmerrshme?”.

“Po bëj pyetje për të cilat askush s’ka përgjigje. Në mungesë të këtyre përgjigjeve, duhet të bëjmë më shumë kërkime dhe të marrim më shumë masa”.

Share With:
Translate »
576 Views