Fëmijët bien nga makina që nget mamaja ndërkohë që ajo vijon rrugën

Dy fëmijë, të cilët kanë qenë duke luajtur në pjesën pasme të makinës tip “Volvo” kanë hapur derën e kanë rënë teksa makina ishte ende në lëvizje. 

Nga sa dallohet edhe në video drejtuesit e makina që ishin pas tyre kanë frenuar me shpejtësi duke evituar që të përplasnin dy fëmijët e mitur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Sochi të Rusisë, fatmirësisht dy fëmijët, motër e vëlla,  nuk kanë pësuar dëmtime serioze, por ata më tepër janë përfshirë në një situatë paniku teksa kanë parë makinën e së ëmës që të largohet pasi nuk e vuri re që fëmijët e saj kishin rënë nga makina.

Mamaja e fëmijëve pasi ka kuptuar se çfarë ka ndodhur ka frenuar e është rivënë në kontakt me fëmijët, por është arrestuar nga policia dhe rrezikun të dënohet për ngjarjen.
/ Top Channel

Share With:
Translate »
840 Views