Baballarët e vajzave, më të suksesshëm dhe jetëgjatë

“Kush ka vajza botën ka”, kjo është shprehja perfekte që i shkon për shtat këtij artikulli, që i drejtohet kryesisht baballarëve. Ndoshta me të drejtë ose çështje dëshire, shumica e baballarëve në Shqipëri preferojnë që bashkëshortja e tyre të lindi djalë.

 

Ne nuk duam që të mbajmë anën e preferencës për djalë dhe as për vajzë, por gjithsesi do ju tregojmë një studim për të gjithë baballarët që së shpejti do bëhen prind i një vajze, ose kanë ëndërr të kenë një vajzë.

Sipas këtij studimi nga Harvard Business School baballarët që kanë vajza jetojnë shumë më gjatë, janë njerëz më të mirë dhe kanë sukses në karrierë. Vajzat i ndihmojnë shumë baballarët që ta shohin jetën në një tjetër këndvështrim, dukebërë kështu që ata të jenë më të kuptueshëm edhe për bashkëshortet e tyre.

Ardhja në jetë e një fëmije në çdo rast transformon trurin e babait. Por, nëse ata marrin në krahë një vajzë ndjenjat janë krejt të tjera, duke i bërë ata më të afërt me gjininë femërore.

Në studim u përfshinë 50 baballarë të cilëve iu dhanë disa pajisje regjistrimi ndërsa në krahë mbanin djemtë apo vajzat e tyre. Analizat e studimit ishin të qarta, vajzave baballarët u kushtonin 60 për qind më shumë kohë se sa djemve. /Revistaclass.al

Share With:
Translate »
1744 Views