E dashur mami, ja se si ndihem pas një dite të gjatë në kopsht!
E dashur mami,
Faleminderit që më more tani nga kopshti,
Të të shoh ty është pjesa më e bukur e ditës sime. E dashuroj momentin kur ti më përqafon në krahët e tu të ngrohtë dhe unë mund të nuhas aromën tënde. Ti je mamja ime dhe asnjë nuk ka aromë si e jotja. Ti je çdo gjë për mua, më ke munguar. Jam shumë i lumtur që të shoh sërish!
Unë mund të jem pak e përlotur pasi nuk të kam parë gjithë ditën, por duhet ta dish që kam kaluar një ditë të këndshme dhe zbavitëse! Kam bërë shumë gjëra fantastike, por tani kam nevojë për përkëdhelitë e tua dhe përkujdeset e tua.
Por të lutem o ma, nuk dua të flas….
Të lutem mos më pyet se çfarë bëra atje, si shkoi me mësimet e reja, me kë luajta, apo çfarë hëngra për drekë.
Ti edhe mund të më pyesësh edhe unë mund të përgjigjesha nëse do të ishte e lehtë, por truri im është i ngarkuar dhe jam shumë rehat këtu në sediljen e makinës. Pas gjithë asaj dite të zhurmshme në kopsht kam vetëm nevojë të ngul sytë nga dritarja dhe të shikoj kamionë betoni që kalojnë. Kjo më relakson dhe unë kam nevojë të qetësohem pas ditës time të ngarkuar.
A mundem të lutem të shoh disa filma vizatimorë ?
E di që ti the që duhet të shkosh në dyqan për të marrë disa gjëra, por unë kam nevojë thjesht të shkoj në shtëpi dhe të qetësohem pak. Dyqanet janë edhe më të zhurmshme se fëmijët. Të gjithë këto zëra edhe drita ma bëjnë kokën lëmsh. Kështu, ka mundësi të lutem të shkojmë drejt e në shtëpi? Mami kam gjithë ditën që kam luajtur vërdallë me shokët e mi, kështu që gjëja e fundit që dua është të luaj jashtë.
Mësuesja ime e mrekullueshme gjithashtu më prezantoi mua me shumë gjëra të reja (pesë fjalë të reja, shkronjën S e të tjera). Unë kam luajtur me puzzel, kam vizatuar një ylber duke përdorur pesë ngjyra dhe kam bërë disa gjëra me miell edhe me vaj, sa a argëtuese.
Kam vërtetë shumë uri
Po, unë hëngra në kopsht, (dhe ishte mmm! I adhuroj ato muffins pa sheqer, dhe kupën me fruta) por ma tërhoqën shumë vëmendjen të vegjlit që nuk hëngrën asgjë. Unë e di që ti nuk do që unë të t’ja prish darkës, por në ditët që unë jam në parashkollor kam nevojë të ha diçka të lehtë përpara.
Hë se ndoshta mund ta hamë darkën pak më vonë sot, të lutem ma!
Ndihem si fëmijë
E di që jam një djalë i rritur që shkon në parashkollor tani, por pas një dite të tillë jam shumë i konsumuar. Kështu ndjej që këtë natë kam nevojë të jem sërish një bebe që të më ushqesh ti.
Sigurisht që unë mund të ha vetë me lugën e Spiderman, por kam nevojë të ulem në prehrin tënd dhe të ndihem i vogël.
Kam nevojë që ti të shtrihesh ngjitur me mua në mënyrë që të të marrë erë. Ndoshta mund të më këndosh sërish atë këngën që më këndoje kur isha i vogël, më pas me atë melodi shpirtërore të mbyll sytë edhe të bie në gjumë të thellë.
Kështu që këtë natë dua të jem bebja jote, pasi të qënit një djali i rritur më streson pak.
Unë nuk e di se si të jem një djalë i rritur, besoj do mësoj, por di shumë mirë se si të jem një bebe.
Unë dua të rritem por gjithsesi nuk dua që tani. Sigurisht që dua të bëj gjëra të rriturish: si të bëj flokët me model, ti jap makinës, por mendoj të rri i vogël pak më gjatë.
Deri sa të jem gati për të hedhur hapin tjetër, ka mundësi të lutem të më presësh? Do të vij aty…
Kështu mami, kjo është se si ndihem unë pas një dite në kopësht. Në të vërtetë po rritem, por dua të qëndroj një bebe edhe për ca kohë, dhe kjo kohë është drejt mbarimit.
Le ta shijojmë për aq kohë sa kemi mundësi.