Aurela, vajzën e vogël e lë në shtëpi, të madhen me vete në palestër | Video

Aurela Gaçe njihet për energjinë e saj që përcjell edhe në skenë. Por pas kësaj fshihet një punë e madhe stërvitore në palestër dhe jo vetëm. Këtë gjë si duket ajo dëshiron t’ia kalojë edhe vajzave të saj. Abigail është ende e vogël por për vajzën e madhe, Grace, është koha e përshtatshme për të vënë trupin në lëvizje në mënyrë të zgjuar. Kështu ajo ka filluar të frekuentojë palestrën së bashku me mamin dhe të bëjë ushtrimet e para. 
Në videon mëposhtë Grace premton se kur të rritet do të ketë një fizik që do ta kenë zili të gjithë. Forca vogëlushe, mami Lela e di më mirë se ç’do të thotë ajo që po bën. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1097 Views