Emocionohet Albani: “Më dridhet zëri kur flas për ty”

Alban Skënderaj ka përjetuar një nga humbjet më të mëdha që mund t’i ndodhi njeriut. Nëna e tij është larguar nga jeta dy javë më parë. Ndërsa Albani nuk ka folur në media për këtë temë, ai ia ka kushtuar mamasë së ndjerë performancën e parë në skenë pas kësaj tragjedie. Ndërsa sot, ai ka ndier nevojën të shprehë dhimbjen edhe më fansat, pasi krah një fotoje të mrekullueshme ku shihet teksa qesh në krahët e së ëmës ka shkruar: Mendoja se isha i afte me fjalet por me dridhet zeri sa here qe mendoj per ty. Gjuha e zemres nuk ka nevoje per fjale! TE DUA PERJETESISHT ENGJELLI IM ❤

Share With:
Translate »
766 Views