Fushata e LGBT në gjimnazet e Tiranës, Ministria e Arsimit: Të ndërgjegjësojmë nxënësit të mos kenë steriotipe

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të fotove nga komuniteti i LGBT të cilët gjenden në disa gjimnaze në Tiranë duke zhvilluar orë edukative.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë në një deklaratë për mediat shkruan se kjo është bazuar në strategjinë kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020 si dhe nga rezoluta për LGBTI, prej dy vitesh në shkollat e vendit po trajnohen mësues, por edhe komuniteti i prindërve mbi të drejtat e njeriut, bulizmin dhe dhunën.

“Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme.

Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve”, thuhet në reagim.

Share With:
Translate »
651 Views