Hap historik në “Disney”, i pari personazh gay në serialet për adoleshentë

Hap historik në “Disney Channel”, për herë të parë një personazh gay do të jetë pjesë e një seriali televiziv për të rinj. Sezoni i dytë i “Andi Mack” do të fokusohet kryesisht te tema e vetëdijes dhe pranimit të një prej personazheve të homoseksualitetit të tij. Vëmendja do të përqendrohet te Cyrus, i interpretuar nga Joshua Rush, që do të zbulojë se ka ndjenja për një shokun e klasës.

“Andi Mack” është ndër serialet më të ndjekur nga adoleshentët në SHBA. Është krijuar nga Terri Minsky dhe fokusohet kryesisht në jetën e 13-vjeçares Andi, e interpretuar nga Peyton Elizabeth Lee, dhe marrëdhëniet e saj me familjen dhe miqtë më të mirë, Cyrus (Joshua Rush) e Buffy (Sofia Wylie).

Në sezonin e parë, Andi zbulon se ajo që e dinte si motrën e saj është e ëma dhe ajo që mendonte se ishte mamaja është gjyshja. Ndërsa në sezonin e dytë, Andi zbulon se ka ndjenja për shokun e klasës Jonah (Asher Angel). Por në të njëjtën kohë edhe Cyrus zbulon se ndjen diçka për Jonah.

“Disney Channel” bëri të ditur në një komunikim për median: “”Andi Mack” është historia e disa adoleshentëve që mundohen të zbulojnë se kush janë”.

Nuk është hera e parë që “Disney” flet për personazhe gay, por është hera e parë që tregohet ngjarja në një histori në vazhdimësi.

Share With:
Translate »
631 Views