Historia e Suelës dhe Florencit të aksidentuar një muaj para dasme… por jeta vazhdon | Video

Në emër të dashurisë kryhen sakrificat më të mëdha në jetë. Suela dhe Florenci janë shembulli më i mirë se dashuria ekziston dhe se ndaj saj s’ka kushte. Suela dhe Florenci janë dy të rinj nga Shqipëria që janë dashuruar prej disa kohësh. Një muaj para martesës Florenci pëson një aksident në Greqi ku ishte punëtor ndërtimi dhe mbeti i paralizuar.

Mesazhi i plotë i Suelës

Përshëndetje! Unë jam Suela, në moshën 18 vjeçe fejohem me mblesëri me një djalë të quajtur Florenc 23 vjeç. Gjërat shkonin shumë mirë, u dashuruam shumë me njëri-tjetrin dhe pas dy vjetësh vendosëm të martoheshim. Por, një muaj para martesës burri im i ardhshëm pëson aksident në Greqi në ndërtim dhe fatkeqësisht mbeti i paralizuar. Çdo gjë ndryshoi në jetën tonë, mua mu desh të shkoja në Greqi të kujdesesha për të që ndenji 6 muaj në spital. Pastaj vështirësitë në jetën tonë ishin çdo ditë të pranishme. Por, falë Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot kemi gjetur lumturinë, sepse Zoti na ka bekuar me një vajzë, Lorenën, dhe arritëm të bëjmë dasmën që ëndërronim pas 9 vitesh… Në këtë video është jeta jonë e përmbledhur në pak minuta.

 

Share With:
Translate »
728 Views