I rrëshqet këmba në kanion, humb jetën shqiptarja shtatzënë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kanionin e Matkës në Shkup, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Mësohet se gruaja nga Kosova është afruar lumit të Treskës të lajë duart, por i ka rrëshqitur këmba dhe e ka marrë rrjedha e ujit.

Ujërat e rrëmbyeshëm të Matkës ia kanë bërë të pamundur gruas që të dalë përsëri në breg, ndërsa situatën e ka vështirësuar më shumë fakti që ajo ishte shtatzënë.

Kanë qenë disa persona që janë futur në ujë për të nxjerrë gruan, idenetiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur. Mirëpo, ka qenë tepër vonë, pasi e reja nuk kishte shenja jete.

Share With:
Translate »
717 Views