Ja si ndodh lindja “natyrale” me prerje çezariane

Ky eshte momenti i pabesueshem kur koka e nje bebeje del nga barku i nenes pa asnje lloj asistence mjekesore.
Mjeket ne Venezuele regjistruan kete moment te mrekullueshem pasi nje grua iu nenshtruar asaj qe njihet si lindje cezariane e “bute’.
Nje grup kirurgesh bene nje prerje te vogel ne barkun e gruas, emri i se ciles nuk behet i ditur, si pjese e nje procedure unike te lindjes.
Duke perdorur kete carje, bebja mundi qe te dilte dalengadale ne jete, duke shtyre veten jashte barkut te nenes. Qe nga momenti qe u postua ne Instagram, javen e shkuar, klipi ka mrekulluar me shume se 15 mije shikues. Gjate asaj qe konsiderohet si prerje normale cezariane, mjeket e nxjerrin beben pasi kane bere prerjen e vogel. Bebet e lindura ne kete menyre kane me shume shanse per te pasur probleme me frymemarrjen, pasi dalin kaq shpejt jashte barkut sa e kane te veshtire per tu adaptuar me ajrin qe i rrethon. Por kjo metode e ngadalte ben qe bebja te linde ne menyre natyrale dhe ul cdo rrezik te mundshem per shendetin e tij. Zakonisht kjo procedure zgjat mbi 4 minuta.

Share With:
Translate »
2813 Views