Kosova miraton vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ka aprovuar rekomandimin nga Komiteti për Imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një komunikate për medie, që thekson se do vaksinohen edhe fëmijët 12-vjeçar në bazë të indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer, përcjell Gazeta Express.

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ky vendim që futet në fuqi nga nesër vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve të grupmoshave të reja. Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit, sipas raportit të IKSHPK’-së, 14 fëmijë deri në moshën 9-vjeçare janë infektuar me Covid-19.

Share With:
Translate »
136 Views