Kur bebi juaj qan pa arsyeje, kontrollojini këmbët

Shumë prindër frikësohen kur bebet e tyre nisin të qajnë pa arsye dhe i kap paniku sepse nuk dinë të gjejnë fillimisht shkakun që më pas të dinë se si t’i qetësojnë. Por ka pasur nga ato raste (që janë të shumta në numër) kur fëmijët nuk kanë pushuar së qari dhe prindërit i kanë çuar menjëherë në spital. Ajo që kanë vënë re doktorët është se në fakt një fije floku ose një fije rrobe është përdredhur në një nga gishtat e këmbës duke i bërë bebet të ndiejnë siklet dhe dhembje.

Doktorët tregojnë se prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur u veshin çorapet bebeve sepse mund të ndodhë që aty të ketë një qime apo një fije dhe më pas kjo të kthehet në arsye se pse vogëlushët do të ndiejnë shumë siklet dhe bezdisje. Megjithatë ka edhe nga ato raste kur fija është lidhur aq fort saqë mund të ndikojë edhe në qarkullimin e gjakut te bebet. Duke qenë se ato kanë gishtërinj shumë të brishtë dhe delikatë, edhe një gjë shumë e vogël mund të përkeqësohet nëse ju nuk keni mendjen te detajet.

 

Share With:
Translate »
2696 Views