Largohet nga shtëpia në kushte misterioze, nëna braktis edhe foshnjën

Një vajzë nga fshati Rëmenj i Pogradecit është larguar nga shtëpia e saj, mdërsa ka braktisur edhe foshnjën e mitur. Ngjarja, në kushte ende të paqarta, është denoncuar nga bashkëjetuesi i vajzës 26-vjeçare, i cili ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia në datën 1 korrik. Burri, me inicialet Gj.E ka thënë po ashtu se nuk kanë pasur ndonjë konflikt çka mund ta ketë detyruar vajzën të largohet. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të shtetases me iniciale B.M. Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”

Share With:
Translate »
784 Views