Letra anonime e nënës së 13-vjeçarit zbulon tonelata me drogë

Letra e anonime e një nëne e shqetësuar për djalin e saj 13 vjeçar se mund të përfshihej në trafikun e drogës, ka çuar në goditjen e dy grupeve kriminale në Torino të Italisë, ku ishin të përfshirë edhe disa shqiptarë. Gjatë aksionit janë sekuestruar më shumë se 120 kg drogë. Hetuesit kanë identifikuar një treg të madh vetëm në Ruffini, ku edhe nis shpërbërja e dy organizatave paralele, njëra e specializuar për trafikun e hashashit, dhe tjetra për trafikun e kokainës dhe marihuanës.

Të paktën 16 persona janë të dyshuar, tetë prej të cilëve kanë përfunduar në burg. “La Republica” shkruan se hetimet nisën në prill të vitit të kaluar pas letrës anonime, ndërsa arrestimi i parë u krye në fund të muajit shkurt ku përfundoi në pranga një 43 vjeçar italiane, i cili po kthehej nga një udhëtim në Karakasi ku grupi ishte furnizuar me kokainë. Më 25 korrik kanë përfunduar në pranga edhe disa anëtarë të tjerë. Kreu i bandës ishte italiani Marco Giaquinto, 42-vjeç, i arrestuar edhe në vitin 2010 për trafik droge. Baza e organizatës së tij ishte një barë i quajtur “Le bruz”, përballë stacionit policor në qendër.

Këtu, grupi kryente negociatat dhe shitjen e drogës. Bari është mbyllur tanimë. Grupi i dytë – i specializuar në tregtinë e hashashit – është i përbërë kryesisht nga afrikanoveriorë. Shqiptarët e arrestuar janë Zamira Ramke, e lindur në Korçë në vitin 1982, Xhersi Islami, po nga Korça, i lindur në vitin 1991, si dhe Arion Xhafa, i lindur në Shqipëri, 32 vjeç, nën arrest me burg.

Share With:
Translate »
733 Views