Mbanin fëmijët në kushte mizore, arrestohen prindërit

Një çift në Kaliforni është arrestuar për mbajtjen e tyre në një kuti prej kompesate.

Tre fëmijët e Mona Kirk dhe Danieli Paniko jetonin mes jashtëqitjeve dhe grubulli plehrash në një vend të shkretë.

Fëmijët e moshës 11, 13 dhe 14 vjeç, ishin të kequshqyer dhe kishin jetuar në kutinë prej kompensate për katër vite.

Çifti u arrestua për mizori me dashje ndaj një fëmije.

Ata u zbuluan dërkohë që kontrollohej zona e Joshua Tree.

Policia hasi në një një rimorkio udhëtimi, e cila duket të ishte e braktisur dhe një kuti e madhe drejtkëndore e bërë nga kompensata.

Kutia ishte rreth 6 metra e gjatë, 1.2 metra e lartë dhe 3 m e gjerë, sipas policisë, raporton BBC.

Në zonë nuk kishte energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.

Një zëdhënëse e policia tha se Kirk jetonte në kuti me fëmijët, ndërsa Paniko në rimorkio.

Sipas policisë fëmijët nuk mbaheshin rob, por jetonin në kushte mizore, pas ujë të rrjedhshëm, energji elektrike apo ngrohje.

Share With:
Translate »
552 Views