Menduat se Hello Kitty është një lodër vajzash? Shihni koleksionin gjigand të këtij zotërie (video)

Masao Gunji është një pensionist që e fitoi cmim në Librin e Rekordeve Guiness pasi ka koleksionin më të madh për kukulla në shtëpi.

“Unë isha polic dhe duhet të punoja me rregulla shumë strikte. Unë ndihem i relaksuar dhe i qetësuar kur shoh sytë dhe fytyrën e Hello Kitty. Ky është burimi i energjisë sime,”  –tregoi 67-vjecari për BBC.

Masao nga Kina ka shpenzuar cerek milion dollari për të dekoruar shtëpinë e tij me 5 mijë lloje të përmasave të ndryshme të kukullës së njohur për fëmijë.

Yoshiko Gunji është bashkëshortja e tij, e cila tregoi se nuk interesohet më për shpenzimet që ai bën për Hello Kitty. “Njerëzit duhet të njihen në këtë botë dhe kukulla është arsyeja përse ai mbijeton,” – tha ajo.

Share With:
Translate »
958 Views