Modelja 14-vjeçare vdes në punë, por jo nga lodhja
Një adoleshente modele nga Rusia ka humbur jetën në një udhëtim tre mujor në Kinë, ku dyshohet se është helmuar. Menjëherë pasi Vlada Dzyuba gjeti vdekjen në Shangai, të gjithë raportuan se gjithcka ndodhi për shkak të lodhjes, por u vërtetua e kundërta. Të dhënat mjeko ligjore tregojnë se në trupin e 14-vjecares janë zbuluar gjurmë të një helmi misterioz.
“Vlada mund të jetë pickuar nga ndonjë insekt helmues vdekjepurerës, mund të ketë ngrënë dicka të helmuar ose e ka bërë qëllimisht,” – thonin raportet. Mediat ndërkombëtare treguan se ajo sfiloi 12 orë pa ndërprerje në pasarela, ndërkohë që në kontrata duhet të sfilonte vetëm 3 orë në javë. Mbeten akoma të pazbuluara shkaqet e vërteta të vdekjes së saj, ndërkohë që policia vazhdon hetimet.