Nëna mëson djalin 9 muajsh të notojë | Video

Një nënë ka postuar videon e djalit të saj 9-muajsh që mëson të qëndrojë vetë sipër ujit.

Australiania Roxanne Turner e postoi në Facebook klipin e shkurtër, që tregon se si instruktorja e notit e hedh me kokë në pishinë vogëlushin, i cili, pas pak sekondash përpjekjeje, kthehet drejt dhe qëndron mbi ujë.

Edhe pse shumë personave mund të mos i duket normale kjo gjë, Turner thotë se djali i saj ka qenë në kurs për dy muaj me radhë përpara se të mësonte të qëndronte mbi ujë pa ndihmë.

Në Australi, 1 në 10 mbytje është një fëmijë nën 4 vjeç dhe për këtë arsye bebet mësohen se si të qëndrojnë mbi ujë derisa të vijë ndihma.

Posted by Roxanne Turner on Thursday, July 20, 2017

Share With:
Translate »
715 Views