Nënë e mirë është ajo që bëhet e panevojshme kur të rritesh

Ka ardhur momenti të shtypni impulsin natyror të nënës, i cili dëshiron ta vendosë pëllumbin në krah, për ta mbrojtur nga të gjitha gabimet, trishtimet dhe rreziqet. Është një betejë e vështirë, e pranoj. Kur filloj ta dobësoj veten në luftën për të kontrolluar super nënën që, ne të gjitha e kemi brenda vetes, kujtoj frazën e titullit. ‘Nënë e mirë është ajo që bëhet e padobishme…’

Nëse e kam bërë korrekte detyrën time si nënë, duhet të bëhem e padobishme. Dhe para se një nënë të më akuzojë për mungesë dashurie, po jua shpjegoj se çfarë dua të them në të vërtetë.

Të jesh “i padobishëm” nuk është të lejosh që dashuria e pakushtëzuar e nënës, e cila gjithmonë do të ekzistojë, të provokojë vese dhe varësi tek fëmijët, sikur të ishte drogë, në atë pikë që ata të mos jenë në gjendje të jenë të pavarur e të besueshëm. Fëmijët duhet të jenë gati për të ndjekur jetën e tyre, për të bërë zgjedhjet e tyre, për të kapërcyer frustrimet dhe për të kryer gabimet e tyre sipas çdo faze të jetës. Një humbje e re është një qëllim i ri për të dyja palët: si nënën ashtu dhe fëmijën.

Dashuria është një proces çlirimi permanent, dhe kjo lidhje vazhdon të transformohet përgjatë rrjedhës së jetës. Deri ditën kur fëmijët rriten, ata nisin të krijojnë familjen e tyre, e kështu nis përsëri cikli i jetës. Ajo që u nevojitet, është të kemi qartësinë se do të jemi me ta, të fortë, në marrëveshje apo në kundërshti, në triumfe apo dështime, të gatshëm dhe të pranishëm, me një përqafim të ngushtë dhe qetësinë në momente të vështira.

Prindërit dhe nënat, në thelb, i rrisin fëmijët e tyre për të qenë të lirë dhe jo skllevër të frikës. Kjo është sfida më e madhe dhe misioni kryesor.

Kur mësojmë të jemi “të padobishëm”, transformohemi në një strehë të sigurtë ku ata mund të mbështeten.

-Krahë për të fluturuar.

-Rrënjët për t’u kthyer.

-Arsyet për të qëndruar.

Ne bëjmë fëmijë të pavarur dhe të sigurt për të jetuar një jetë të plotë dhe të ndershme. “Kur një nënë i do fëmijët, ajo i edukon ata të mësojnë si të fluturojnë”.

Share With:
Translate »
802 Views