Një nënë që ushqen fëmijën me gji ka një mesazh për të gjitha nënat që janë lodhur nga kritikat
Chantelle Celeste ishte e vendosur të ushqejë me gji dy vajzat e saj të porsalindura, Tatum dhe Blakely, derisa bënë të paktën 6 javë, pavarësisht se shumë njerëz i thanë se të ushqyerit e dy foshnjave në të njëjtën kohë për të do të ishte sfiduese. Nëna e tre fëmijëve ndau një mesazh në Instagram dhe të gjitha nënat duhet ta dëgjojnë: mos ushqeni negativitet.
“Kur isha shtatzënë dhe u thashë njerëzve që do t’i ushqeja fëmijët me gji u ndesha me shumë negativitet, madje pata debate të ashpra edhe me disa prej anëtarëve të familjes sime, të cilët më thanë se nuk mund ta bëja, por ja që po e bëj. Trupi im lindi dy fëmijë në të njëjtën kohë dhe tani po i ushqen të dyja në të njëjtën kohë. Sa i mrekullueshëm është trupi i femrës!
Mami i foshnjave thotë se tani që e ka përmbushur qëllimin e saj për të ushqyer foshnjat për gjashtë javë, komentet nuk kanë ndalur. Më shumë se çdo gjë tjetër, të gjithë tani janë të fokusuar te fakti se sa kohë do të vazhdojë ajo me këtë rutinë – plani i saj është një vit i plotë: “Nënat e reja gjykohen për ushqyerjen me gji dhe për dhënien e një formule, ndërsa unë jam gjykuar për zgjedhjen e të ushqyerit në këtë mënyrë kur më kanë pyetur e sugjeruar se cilën prej tyre duhet të ushqej të parën.
Mesazhi i fundit nga Celeste është se për sa kohë nënat ushqehen me gëzim, ato duhet të festojnë – edhe nëse zgjedhin t’i ushqejnë fëmijët me formulë apo me qumësht gjiri: “Ne, nënat e reja nuk duhet të gjykohemi për atë që ndjejmë se është më e mira për ne dhe për familjet tona të vogla. Një bravo e fortë duhet të shkojë për të gjitha nënat të cilat bëjnë atë që duan dhe nuk lejojnë askënd të ndikojë në vendimet e tyre!”
Dhe të gjithë ne jemi dakord me Chantelle apo jo? /RC/