Receta e gjyshes për të hequr strijat

Në qoftë se jeni rritur me një gjyshe në shtëpi, atëherë e dini mjaft mirë që ajo ka një ilaç pothuaj për çdo gjë aq sa ndonjëherë duket sikur është në konkurrencë me fjalën e fundit  të mjekësisë. Por, ilaçet e gjyshes nuk janë thjesht shpikje të momentit, shumë prej tyre janë vërtetuar shkencërisht që funksionojnë dhe janë më efektive se trajtimet medicinale.

Trajtimi i mëposhtëm është një ndër më efektivët për trajtimin e strijave të krijuara pas shtatzënisë. Në një enë shtoni dy lugë gjelle xhel Aloe vera, 1 lugë çasji sodë buke dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh. Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë kremoze. Më pas masazhoni lëkurën 2-3 herë në ditë me lëvizje rrethore.

 

Share With:
Translate »
855 Views