Ritualet e natës së 31 dhjetorit që do ju sjellin fat e mbarësi gjithë vitin

Uroji mirëseardhjen Vitit të Ri me një traditë të re, frymëzuar nga festimet origjinale në të gjithë botën. Këto rituale, që nga gatimet tipike e deri te thyerja e pjatave në mesnatë, do t`ju argëtojnë shumë dhe do t`ju sjellin fat vitin që vjen…

Greqi; Monedha në ëmbëlsirë
Në Greqi Viti i Ri festohet duke pjekur një ëmbëlsirë të quajtur “vasilopita” me një monedhë brenda. Thuhet se personi të cilit i bie monedha, do ketë mbarësi vitin që vjen.

Itali; Thjerrëza
Në Itali thjerrëzat serviren më 1 janar. Besohet se sjellin prosperitet, pasi kanë ngjashmëri me monedhat e vogla. Familjarët urojnë njëri-tjetrin “Gëzuar Vitin e Ri” me këto thjerrëza, rrush dhe sallatë me feta djathi.

Spanjë; Rrush
Disa e festojnë Vitin e Ri duke ngrënë me shpejtësi 12 veshë rrushi në mesnatë. Thuhet se frutat janë parashikuese të vitit që vjen: Çdo rrush i ëmbël përfaqëson një muaj të mbarë, çdo rrush i thartë një muaj jo shumë fatlum. Mund ta përshtatni traditën duke i futur kokrrat e rrushit në shkopinj dhe duke i servirur ato në një gotë shampanje, pak përpara se të fillojë numërimi mbrapsht.

Gjermani; Peshk
Në Gjermani peshqit simbolizojnë mbarësinë. Madje disa njerëz fusin luspa peshku në portofol, që të kenë prosperitet.

Skoci: Uiski dhe muzikë
Festimi i Vitit të Ri në Skoci zgjat dy ditë. Në mesnatën e 1 janarit, festuesit rrokin gotat me miqtë dhe familjarët me një gotë uiski, shoqëruar me tingujt e “Auld Lang Syne”, një këngë prekëse e shkruar nga poeti kombëtar skocez, Robert Bërns. Pas mesnate, fqinjët dalin për “të shkelur për herë të parë”, duke shkëmbyer ushqim dhe pije derë më derë. Sipas bestytnisë, nëse mysafiri i parë që kalon pragun e derës suaj është një burrë i gjatë ezmer dhe i pashëm, atëherë viti do të jetë i mbarë.

Suedi dhe Norvegji; Puding me oriz
Në vendet skandinave është traditë që Viti i Ri të festohet duke ngrënë puding me oriz. Në të fshihet një bajame dhe personi të cilit i bie pjesa me bajame, do të gëzojë prosperitet gjatë vitit të ri.

Kuba dhe Austria: Gic i pjekur
Në Kubë dhe Austri është traditë pjekja e një gici ditën e Vitit të Ri, sepse kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Share With:
Translate »
435 Views