Shqiptari humb jetën në aksident, historia tragjike e 3 fëmijëve jetimë, 6 muaj më parë humbën dhe nënën

Në aksidentin e së dielës në rrugën Manastir-Prilep ka humbur jetën një banor shqiptar nga fshati Grashnicë. Ndërsa tre fëmijët e tij që udhëtonin me të në makinë janë lënduar rëndë. Tragjedia është më e madhe për fëmijët pasi ata para gjashtë muajve kanë humbur nënën nga një sëmundje e rëndë informohet Strugalajm.com nga banorë të Manastirit.
NGJARJA
Një aksident i tmerrshëm me pasoja vdekjeprurëse e tronditi Maqedoninë pasditen e djeshme. Një person mbeti i vdekur ndërsa 4 të tjerë janë me lëndime të rënda si pasojë e në një aksidenti rrugor që ndodhi në orën 17.20 në rrugën Manastir-Prilep, ka konfirmuar policia e Manastirit. Aksidenti i trafikut ka ndodhur në vendin e quajtur “Peti leb” ku si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve , një person ka humbur jetën në vend dhe katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spitalin e Manastirit.

Share With:
Translate »
674 Views