Skandal/ E quan të porsalindurin “fëmijë të zgjebosur” dhe i jep morfinë

Policia e Veronës ka arrestuar një infermiere 43-vjeçare në shërbim në spitalin civil të qytetit pasi akuzohet se i ka dhënë morfinë një të porsalinduri, pa recetën e mjekut dhe pa nevojë terapeutike, duke i provokuar një krizë frymëmarrjeje. Gruaja e kishte quajtur të porsalindurin ‘të zgjebosur’, ndërsa e mbante në krahë para kolegeve.

Arrestimi erdhi menjëherë pas vendimit të gjykatës, fëmija ishte shtruar në repartin e terapisë intensive neonatale dhe analizat e bëra kanë konfirmuar prezencën e drogës në gjak.

Agjentët e skuadrës së lëvizshme të Veronas kishin verifikuar që i porsalinduri, pak para episodit ishte në gjendje të mirë, nuk merrte asnjë lloj ilaçi dhe priste të dilte nga spitali ditën tjetër. Por në mënyrë të pashpjegueshme fëmija kishte përsëritur kriza frymëmarrjeje që e kishin bërë të domosdoshme transferimin në terapi intensive për ta reanimuar.

Share With:
Translate »
1051 Views