Urimi prej nëne i Kim Kardashian për ditëlindjen e vajzës së saj, North West

Kim Kardashian është një nga figurat më të komentuara të showbizz-it botëror. Sot, ajo është nënë e një vajze dhe një djali. Vajza, North West është fëmija i saj i madh dhe sot mbush katër vjeç. Siç duket edhe në foto, North po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një “zonjushë”, me tiparet e përziera të mamit dhe babit. Në këtë ditëlindje nuk ka munguar as urimi i veçantë i Kimit e cila shkruan: Vogëlushja ime mbush katër vjeç sot! Ajo është drita dhe gjithçkaja ime! Të dua deri në hënë e të kthehem prapë North! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
721 Views