Vajza e ushtares i shkruan një letër prekëse Princ Harry-it

Harry krijoi lojërat ‘Invictus’ në vitin 2014, për të prezantuar arritjet e ushtarëve të lënduar e plagosur. Konkursi ndërkombëtar, i cili mori emrin nga latinishtja e që do të thotë “të paarritshëm, të pamposhtur’, është një ngjarje sportive e stilit para-olimpik.

Këtë vit, vëmendjen e ka marrë një vajzë gjashtë vjeçare, nëna e së cilës është ushtare dhe do ta përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në këto lojra,  pasi i ka shkruar princit një letër prekëse, në të cilën ajo falënderon këtë të fundit për ndihmën dhënë ekipit të nënës së saj.

Maya Turmer, u emocionua teksa i tregoi Princit letrën, në të cilën shkruante se sa krenare është që nëna e saj ushtarakja, Michelle Turner, do ta përfaqësojë Britaninë e Madhe në lojëra këtë shtator.

Në një moment të ngrohtë, Princ Harry mori dorën e fëmijës dhe lexoi letrën, e cila tha:

“Isha shumë krenare për mamin dhe për çdo vajzë dhe djalë tjetër të guximshëm. Faleminderit për ndihmën që iu dhe heronjve, nënës time dhe miqve të saj.”

 

Share With:
Translate »
973 Views