Sot gjatë ‘prime’ Egla ka patur një surprizë teksa në një lidhje me kamera ishte vëllai i saj drejt e nga Londra. Banorja përmendi se tre ditë para se të hynte në shtëpinë e “BBV3”, vëllai u bë me një bebush tjetër. Në një komunikim prekës, mes lotësh, motër e vëlla u çmallën.
Egla: E di që s’vjen dot motra.
Vëllai: Ne donim të mblidheshim sot. Nuk dua të merrem shumë me lojën.
Egla: As unë.
Vëllai: Jam shumë falenderues që ti di të mbrohesh, të ruash dinjitetin. Jam shumë krenar për ty. Pafund. Përkrahje pafund nga shumë dashamirës.
Egla: A je në rregull me ato gjërat?
Vëllai: Çdo gjë është shumë në rregull, shumë perfekte.
Egla: Zemra e vogël. Si ka qenë William? A mund ta shoh?
Egla: Zemra ime sa i mirë është bërë. A ka filluar flet ndonjë gjë?
Vëllai: Akoma… Jemi shumë mirë…