Aurela Gaçe shfaqet në emision me një fustan me domethënie të veçantë

E ftuar në emisionin e pasdites në TvKlan “Rudina”, këngëtarja Aurela Gaçe është shfaqur me një fustan ngjyrë blu. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë. Të stampuar mbi fustan janë dy duar fëmijësh dhe emrat e vajzave të saj, Grace dhe Abigail. Aurela u shpreh se duart janë të vajzave të saj dhe se fustani ishte ideuar nga vetë ajo. Mbetet për tu thënë që edhe këtë herë Aurela ka goditur në shenjë. Tani të gjitha nënat do ta duan një fustan të tillë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
2928 Views