Beyonce organizon baby shower-in e binjakëve, dalin pamjet nga festa

Beyonce dhe disa nga të afërmit e saj u mblodhën ditën e shtunë në shenjë të pritjes së binjakëve të saj. Ylli i popit është fotografuar duke festuar në party-n me temë afrikane të quajtur “Carter Push Party” me të ftuar si Serena williams, Tina Knowles, La La Anthony dhe Vanessa Bayer. Në imazhet e marra nga Dailymail.com Beyonce shihet duke pikturuar barkun e rrumbullakosur me këna, e veshur me bikini shumëngjyrësh dhe turban të përsonalizuar në kokë.

 Më vonë ajo ndau në instagram me fansat e saj disa foto bardhezi në të cilat duket fantastike, një mbretëreshë e vërtetë.

 

Share With:
Translate »
981 Views