Blero dhe Teuta Krasniqi, prapë bashkë për Tarën

Këngëtari Blero Muharremi dhe aktorja e njohur Teuta Kraasniqi, janë padyshim çifti shembull ku edhe pas divorcit bashkohen për gëzimet dhe shqetësimet e vajzës së tyre, Tara. Ditën e djeshme ata janë bërë sërish bashkë për të duartrokitur Tarën gjatë festës së abetares. Tara duket se ka trashëguar dellin e artistit prej prindërve të saj.


Ndërsa babi Blero postonte video nga festa e saj, mami Teuta i bëri një dedikim në profilin e saj në facebook ku shkruan:
Tara, drita e syve te mi, urime festa e Abetares. Sot per ty dhe bashkemoshataret tu, filloi nje rrugetim i ri drejt dijeve te reja. Pac shendet dhe mbaresi ne kete rrugetim te bukur.
Shkronja “NJ” kurre me e bukur se sot nuk eshte dukur. “Shkronja “Nj” si ti qe je NJË mrekulli ne jeten time. Te don mami pa kufi ❤️❤️❤️
/Kids’ Time

 

 

 

Share With:
Translate »
3435 Views