Njihuni me xhaxhain e Tianit dhe Renèesë
Vëllezërit Berisha morrën vëmendjen e publikut kur Nora dhe Roberti pranuan hapur marrëdhënien e tyre. Ceremonia e tyre e martesës bëri shumë bujë dhe sidomos shtatzania dhe ardhja në jetë e të voglës Renèe.
Pas kësaj, historia e dashurisë së Tunës me Patrisin, vëllain e Robertit do të tërhiqte sërish vëmendjen e publikut e deri tek ardhja në jetë e Tian.
Por vëllezërit Berisha janë tre. Poliniku është një tjetër muzikant i vëllezërve Berisha. Ndryshe nga Roberti dhe Patrisi ai nuk ka dashur të jetë i njohur për publikun. Por sot, kunata e tij Tuna, nuk mund të rrinte pa e ndarë me ndjekësit e saj një foto të Tianit me xhaxhi Polin. Dhe në fakt ka bërë shumë mirë! /Kids’ Time