Nga ditari i Anna Gjebrea

Pothuajse çdo ditë moderatori Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit e tij nga vera e veçantë që po kalon e bija, Anna. Dje, Anna provoi një rafting në lumin e Vjosës, ndërkohë që më parë e pamë në serën e perimeve apo duke bërë akrobaci.

Sot, faqja e ditarit të Annës u shkruajt me një aventurë të bukur që lidhet me ushqimin. Ajo, së bashku me babain kanë qenë në një baxho në qytetin e Këlcyrës ku kanë mësuar se si t’i japin formë djathit. Padyshim që kjo verë do të jetë më e bukura për Annën. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1383 Views